Albion Rrahmani i pandalshëm, realizon tjetër gol në Rumani (Video)

Albion Rrahmani nuk po ndalet me gola në Rumani.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar për Rapid Bukureshtin në ndeshjen që po zhvillohet me Cluj në kuadër të javës së dhjetë.

Ishte minuta e pestë e takimit, kur Rrahmani goditi nga penalltia, por nuk ia doli t mposhte portierin, ndërsa nga topi i rikthyer shënoi me sukses.

Cluj u kundërpërgjigj pas pesë minutash me golin e Deac për rezultatin 1-1.

Albioni aktualisht ka pesë gola, ndërsa Ermal Krasniqi që luan te Cluj është në bankinë.

Pochettinon e gëzon rikthimi i Armando Brojës: Do ta shtojë cilësinë në repartin ofensivë

Nga 3-0 në 3-5, fitorja e jashtëzakonshme e Feronikelit ’74 në udhëtim te Liria, Rexhepi dhe Berisha flasin për rikthimin spektakolar në Prizren