Albion Rrahmani ka dhënë një intervistë për ueb faqen e klubit të Spartës së Pragës, ku folur për periudhën e tij, por edhe gjerat që ai i konsideron si pikën më të fortë.
Para një muaji sulmuesi i Kosovës iu bashkua kampiones së Çekisë, Sparta Pragës.
Ai po paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa ndeshjen e parë e fitoi, duke mposhtur RB Salzburgun me rezultat 3-0.
“Është shumë mirë këtu. Jam i lumtur të jem pjesë e ekipit dhe të jem këtu. Po luaj në një qytet të bukur, në garë të nivelit të lartë dhe i rrethuar nga një ekip vërtet i mirë. Nuk shkoj shumë në qytet, por përfundimisht më ka lënë përshtypje të mira deri më tani”, ka thënë fillmisht Rrahmani.
Ai ka theksuar se qendra stërvitore e Spartës është shumë e mirë e fushat e stërvitjes po ashtu, ndërsa metantietin që ka e konsideroi si pikën më të fortë.
“Duhet të keni qasjen e duhur dhe të përfitoni nga secila mundësi që paraqitet, jo vetëm në ndeshje. Një rast i mirë mund të vijë një apo dy herë në ndeshje, kështu që duhet ta bësh më të mirën për të shënuar”.
“Mendoj se mentaliteti është pika ime e fortë. Fakti se provoj të shënoj në secilin shans që fitoj në stërvitje është dëshmi për këtë”, thotë 24-vjeçari nga Podujeva.
♾️ ROZHOVOR | Albion Rrahmani pro 𝗨𝗡𝗟𝗜𝗠𝗜𝗧𝗘𝗗. 💬
Ve svém prvním obsáhlém rozhovoru se kosovský útočník rozpovídal o dojmech z nového týmu, 👥 povedeném startu 👌 nebo o čerstvé zkušenosti s Ligou mistrů ⭐ #acsparta
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) September 25, 2024
Në elitën çeke, Rrahmani ka një gol e një asistim në dy paraqitje, ndërsa në kualifikime të Ligës së Kampionëve realizoi gol.
Së bashku me Rrahmanin te Sparta janë edhe Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci.