Albion Rrahmani është gati për të debutuar në Superligë, tregon edhe synimin kryesor të Ballkanit

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës fillon në fundjavë dhe pritet të jetë mjaft i nxehtë, pasi skuadrat janë përforcuar shumë që të arrijnë objektivat e tyre.

Skuadra e Ballkanit ka bërë disa transferime në këtë merkato, mirëpo spikat emri i Albion Rrahmanit, sulmuesit i cili “shpërtheu” sezonin e kaluar tek Malisheva, shkruan GazetaBlic Sport.

“Lewandowski” potencoi se është pritur mjaft mirë tek skuadra e re dhe janë duke bërë punë shumë cilësore për të qenë sa më gati.

“Po jam transferuar te FC Ballkani, jam pritur shumë mirë nga i gjithë stafi dhe lojtarët – kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për të qenë sa më të përgatitur”, tha fillimisht Albion Rrahmani për ‘GazetaBlic Sport’.

20 vjeçari shtoi se është shumë të mirë.

“Forma ime është shumë mirë, besoj që do ta shfaqë edhe në kampionat”, vazhdoi ai.

Në fund, Rrahmani tha se Ballkani ka synim titullin kampion.

“Jam shumë gati për debutim, shpresoj që në ndeshjen e parë të shenoj dhe ta ndihmojë klubin për tre pikë, i cili është synimi jonë. Jemi pretendent ta fitojmë titullin kampion, shpresojë me punën që jemi duke e bë – të na shpërblehet në fund”, përfundoi ai.

Skuadra e Ballkanit në xhiron e parë do të ballafaqohet me Dukagjinin.

Ademi shkëlqen me dy gola në Suedi

Mustafi arrin marrëveshje për tu transferuar te skuadra e madhe italiane