Albion Pira te Vllaznia e Pozharanit

Vllaznia e Pozharanit i shpëtoi rënies nga Liga e Parë me shumë sukses ndërsa ka vendosur që për vitin e ardhshëm të përforcohet.

Lojtari i parë që ka nënshkruar me Vllaznin është talenti ferizajas Albion Pira i cili e ka lënë Ferizajn që po ashtu do të bëjë gara në Ligën e Parë.

Vllaznia paralajmëron edhe tri transferime të reja me emra të njohur të futbollit kosovar, ndërsa synimi i klubit është të arrihet së paku play-offi për Superligë.

pira