Albion Ademi vazhdon shkëlqimin në Kinë

Pas golit të shënuar në xhiron e parë, futbollisti i krahut, Albion Ademi, ka kontribuuar me asistim në javën e dytë të futbollit në Kinë.

Skuadra e Ademit, Tianjin Jinmen Tiger, ka fituar të dielën në udhëtim te Shenzheni, me rezultatin e thellë 4:0.

Ademi luajti deri në minutën e 86-të, kurse asistoi në golin për 3:0 në minutën e 70-të.

Me skuadrën e tij pas dy ndeshjeve ka katër pikë në elitën e futbollit kinez.

Lider është Shanghai Shenhua me gjashtë pikë. /Gazeta Olle/

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Shpëtim Beqirit

Manaj e Cikalleshi, dy sulmuesit kuqezi thyejnë rekordet e karrierës në të njëjtën ditë