Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, vajzat U19, Albina Rrahmani, ka publikuar listën e
Dardaneve të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi.
Dardanet do t’i zhvillojnë të dyja ndeshjet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Dueli i parë mes Kosovës U19 dhe Malit të Zi U19 do të zhvillohet të mërkurën e 28 gushtit me fillim nga ora 17:00.
Ndërkohë sfida e dytë mes dy kombëtareve do të jetë të premten me fillim nga ora 10:30. /Gazeta Olle/