Albin Tahiri i kënaqur me rezultatin, por jo me paraqitjen

Albin Tahiri ka garuar sot (e hënë) në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’.

Skitari ynë përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore. Tahiri pati kohën 1 minutë, 52.44 sekonda.

“Sot ishte dita ime e parë në garën e lëshimit. Shtegu ishte i akullt dhe pak e shpejtë, më shumë se sa që e prisja”.

“Sidoqoftë, vendi 35 ishte më i miri në Lojërat Olimpike për mua. Jam i kënaqur me rezultatin, por jo me paraqitjen time”, ka thënë ai.

Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.

“Pres që në kombinim alpin, që zhvillohet të enjten të hyjë në mesin e 30 më të mirëve, ndërsa për sllallom dhe sllallom të madh do të shohim”, deklaroi Albini.

Krahas tij, Kosovën në LOD ‘Pekini 2022’ po e përfaqëson edhe Kiana Kryeziu.

Në vijim është deklarata e skitarit Albin Tahiri pas garës së sotme (e hënë) dhe pritjet për garat tjera.

MVP dhe pesëshja e javës në Superligën e femrave në basketboll

Zyrtare: Dukagjini bën një goditje të madhe, merr njërin nga talentët më të mëdhenj në Kosovë