Albin Krasniqi flet për ndeshjet finale të kampionatit dhe gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Prishtina është duke luftuar në dy fronte në futbollin kosovar, fillimisht duke shpresuar të marrin maksimumin e pikëve deri në fund të kampionatit, e më pas në Kupën e Kosovës.

Njëri nga lojtarët më të rëndësishëm për Prishtinën është mesfushori Albin Krasniqi, i cili është rikthyer në edicionin pranveror pas një lëndimi të rëndë në stinorin vjeshtor.

photo by: @Shpend Ahmeti

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE, ferizajasi flet rreth fundit të kampionatit me kryeqytetasit.

“Stërvitjet po shkojnë mjaftë mirë, ne po përgatitemi për këto ndeshjet e fundit maksimalisht, jemi të vëmendshëm që ndeshjet finale janë më të vështirat” shtoi fillimisht Krasniqi.

photo by: @Shpend Ahmeti

Mesfushori i Prishtinës ishte pjesë e klubit të Dritës për katër vite, ndërsa për shortin në Kupën e Kosovës e cilëson si të veqantë.

“Ndeshjet kundër Dritës gjithmonë për mua do të jenë të veqanta, kam kaluar katër vite te klubi gjilanas, do të jetë mjaftë e vështirë duke parë synimet e dy klubeve, ne kemi objektivin e njejtë, ndërsa në fund shpresoj shumë që Prishtina të jetë fituese e Kupës pavarësisht respektit që kam për klubin e Dritës” – vazhdoi intervistën Albin Krasniqi.

photo by: @Shpend Ahmeti

Kur jemi në fund të kampionatit, e gjithë vëmendja e tifozëve pa dyshim është te klubet e tyre, ndërsa 22 vjeçari ka një premtim për të gjithë tifozët e Prishtinës.

“Tifozëve ju premtoj se këto ndeshjet e fundit do japim maksimumin, së bashku me të gjithë lojtarët për të arriturnë fund objektivin që kemi para vetës” – përfundoi intervistën Krasniqi.

Në Çair, Shkupi pret rivalët e urryer të Vardarit

Prishtina ‘mankth’ për Ballkanin, kryeqytetasit nuk njohin humbje në shtatë ndeshjet e fundit ndaj kampionëve