Albin Krasniqi po kalon në një formë senzacionale këtë sezon, duke u rikthyer si një nga lojtarët kyç të Prishtinës.
Mesfushori me tipare ofensive po vazhdon të shkëlqejë duke shënuar gola të jashtëzakonshëm në këtë edicion, shkruan Gazeta OLLE.
Në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit, Krasniqi tregoi një performancë të shkëlqyer, duke realizuar një gol mjeshtëror dhe duke qenë faktor edhe në autogolin e kundërshtarit, që erdhi si rezultat i presionit të tij të vazhdueshëm.
Pas golit, Krasniqi festoi në një mënyrë të ngjashme me yllin e Real Madridit, Arda Güler.
Pas ndeshjes, mesfushori shtoi se të gjitha falënderimet i takojnë Allahut dhe se suksesi i tij vjen vetëm prej Tij.