Albin Berisha ka nënshkruar me Petrolul Ploiestin, prezantimi të hënën

Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, ka nënshkruar për tre vjet e gjysmë me klubin rumun  Petrolul Ploiesti.

Mediumi rumun gsp.ro shkruan se Petrolul e ka blerë sulmuesin nga Ballkani për shumën e 200 mijë eurosh.

Sulmuesi që fitoi dy tituj kampioni dhe një Superkupë të Kosovës me Ballkanin, ka nënshkruar kontratë për një periudhë trevjeçare e gjysmë me Petrolul Ploiestin.

Prezantimi i Berishës do të bëhet të hënën zyrtarisht nga Petrolul.

Përveç shumës së transferimit prej 200 mijë eurosh, zyrtarët e FC Ballkani mbajtën një përqindje prej 20% të një transferimi të ardhshëm të Albin Berishës.

Berisha ka bërë karrierë edhe te Kukësi, Laçi, Besa, Liria dhe Malisheva.

Në fanellën e Ballkanit ai ka 75 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 12 gola.

Dukagjini prezanton dy përforcime të reja

Ermal Krasniqi do të bëhet baba, mëson gjininë e fëmijës para 10 mijë shikuesve