Albi Mall Superliga vazhdon sot, në program janë dy ndeshje për tu zhvilluar

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 12-të.

Pas tri ndeshjeve të luajtura të mërkurën, radha është për dy takimet e sotme të cilat kompletojnë xhiron.

Në ndeshjen e parë, Llapi është nikoqir i Fushë Kosovës në takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në ndeshjen tjetër, në “Përparim Thaqi” të Prizrenit, Liria është nikoqire e Dukagjinit.

Të dy takimet janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00. /Gazeta Olle/

 

West Hami eliminon Arsenalin nga Carabao Cup

Llapi synon të kthehet te fitoret, Fushë Kosova për befasi – formacionet zyrtare