Albi Mall Superliga vazhdon sot me tri ndeshje interesante, vëmendja kryesore në kryeqytet

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon edhe ditën e sotme (e diel) me tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së pestë.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë nē kryeqytet, aty ku Prishtina luan ndaj Ballkanit, shkruan Gazeta Olle.

Kryeqytetasit janë mobilizuar gjatë gjithë javës për duelin ndaj kampionit të Superligës, dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur.

Kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 20:00.

Në program janë edhe dy përballje të tjera të cilat startojnë nga ora 15:00.

Duel tejet interesant pritet të jetë në Klinë, ku Dukagjini dhe Gjilani përballen në stadiumin 18 qershori, me vendasit që synojnë fitoren e parë këtë sezon, derisa lideri aktual Gjilani synon vazhdimësinë e rezultateve të mira.

Duel tejet interesant pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj mes Drenicës dhe Ferizajt.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas fitores nga Malisheva dhe synojnë vazhdimësinë e rezultateve të mira, derisa Ferizaj është në kërkim të fitores së parë./Gazeta Olle/ 

Barcelona mposht si mysafir Sevillan, ngjitet në pozitën e dytë në La Liga

E konfirmon FIFA, birra në vende të caktuara dhe me orar gjatë Botërorit