Albi Mall Superliga vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Prishtinë dhe Podujevë

photo by: @Shpend Ahmeti

Xhiro e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të tjera që janë në program për tu zhvilluar.

Në program janë dy ndeshje shumë interesante, por që do të zhvillohen në dy orare të ndryshme.

Fillimisht nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, Llapi është nikoqir i Lirisë së Prizrenit.

Llapjanët duan të rikthehen te fitoret pas disfatës që pësuan në derbi nga Ballkani.

Ndërkohë Liria ka katër ndeshje pa fitore, ku kanë pësuar tre humbje radhazi dhe synojnë të nxjerrin së paku një pikë.

photo by: @Shpend Ahmeti

Padyshim që dueli kryesor do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00 ku Prishtina pret Ballkanin.

Kryeqytetasit kanë pesë ndeshje pa fitore dhe synojnë t’i shkaktojnë humbjen e parë Ballkanit.

Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës kërkon vazhdimësi ku ende nuk dinë për humbje këtë sezon. /Gazeta Olle/

Milani fiton dramën në Luigi Ferraris ndaj Genoas

Palestra Sportive në Prishtinë merr pamje të re