Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e 18-të, orari dhe gjyqtarët

Po zhvillohet Kampionati Botëror, por në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet edhe xhiro e fundit.

Kësisoj në fundjavë do të zhvillohet xhiro e fundit e stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligë, ku dy sfida do të luhen të shtunën dhe tre tëtjera të dielën.

Lideri aktual Drita pa trajnerin Ardian Nuhiu do të përballet në udhëtim te Drenica, ku këtë duel do ta gjykojë Visar Kastrati.

Të shtunën luhet edhe dueli tjetër mes Ferizajt dhe Dukagjinit me fillim nga ora 13:00.

E të dielën në Gjilan, Gjilani përballet me kampionin në fuqi Ballkanin, sfidë që gjykohet nga Genc Nuza me ndihmësit Granit Hyseni e Drilon Rexhepi.

Trepça ’89 është nikoqire e Prishtinës në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, derisa Malisheva pret Llapin.

Të gjitha duelet e kësaj xhiro zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /Gazeta Olle/

Goditje e rëndë për Brazilin, konfirmohet mungesa e Neymarit në fazën e grupeve

Holanda në epërsi pas 45 minutave të para ndaj Ekuadorit