Me anë të ‘reactions’ dhe komenteve, lexuesit tanë kanë zgjedhur futbollistin e Gjilanit, Albert Dabiqajn si mbrojtësin më të mirë gjatë stinorit vjeshtor.
Mbi 400 reagime dhe mbi 100 komente vendosën për mesfushorin më të mirë të këtij stinori në elitën e futbollit kosovar, ku shumën e votave i siguroi mesfushori i gjilanasve.
Dabiqaj zhvilloi 16 ndeshje për Gjilanin në stinorin vjeshtor, ku shënoi katër gola dhe dhuroi një asistim.
Ai u shpall kampion vjeshtor me kuqebardhët, dhe pikërisht humbjen e vetme ky ekip e pësoi kur Dabiqaj nuk ishte në fushë.
Lexuesit e Gazetës Olle, në vendin e dytë e vendosën mesfushorin e Llapit, Arbnor Ramadani i cili realizon një super gol dhe dhuroi dy asistime.
Top treshen e mesfushorëve me më së shumti vota e mbylli futbollisti i Dritës, Rron Broja.
/Gazeta Olle/