Mesfushori i Dritës, Albert Dabiqaj është shpallur lojtari i muajit te gjilanasit.
Alberti ka marrë shumicën e votave të tifozëve dhe është zgjedhur si i preferuari i muajit shtator, shkruan Gazeta OLLE.
Faleminderit tifozëve tanë, Intelektualëve dhe gjithë futbolldashësve për pjesëmarrjen në votim, thuhet në njoftimin e Dritës.
“Dua t’i falenderoj tifozët për votat e tyre. Ky çmim vetëm më motivon më shumë. Shpresojmë që ky vit të jetë viti ynë drejt titullit kampion,” u shpreh Dabiqaj.