Albert Bunjaku zbulon kërkesën e veçantë të Altin Lalas për Milot Rashicën

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka zbuluar kërkesën e veçantë të menaxherit të Milot Rashicës, Altin Lala.

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, kishte pasur një kërkesë të veçantë, në momentin kur Miloti kishte pranuar të vesh fanellën e Kosovës, për të lënë atë të Shqipërisë.

“Altini më tha se kam një kërkesë, dhe menjëherë mendova që do të thotë për ta aktivizuar titullar Milotin. Por jo, ai kërkoi që numrin 7 t’ia lëmë Milotit. Menjëherë kam kontaktuar Bajram Shalën, menaxher i Kombëtares, për ta pyetur se a e kemi numrin e lirë dhe më tha që po”, tha Bunjaku në një intervistë për Reporterin, shkruan Gazeta Olle.

Altin Lala dhe Milot Rashica

Rashica ishte ndër të parët që vendosi të zgjedh Kosovën, pas pranimit të saj në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.