Albert Bunjaku siguron: Do të luajmë në kualifikime, në short e dua këtë Kombëtare (VIDEO)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, i ka siguruar të gjithë tifozët e Kosovës se Përfaqësuesja jonë do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2018.

Në intervistën për Arenën në Tribuna Channel, ai tha se takimin e parë kualifikues do ta luajnë më 4 shtator të vitit të ardhshëm.

Bunjaku siguroi gjithashtu se Bersant Celina do të jetë pjesë e miqësores së Kosovës më 4 shtator, kurse foli edhe për Enis Bunjakin, Donis Avdijajn, Behar Maliqin, Mentor Zhdrellën, si dhe lojtarët nga Kosova që luajnë në kampionatin e Shqipërisë.