Albert Bunjaku në mbrojtje të Elseid Hysajt: Është e lehtë të gjykosh dikë nga jashtë

Ish trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ka potencuar se Shqipëria ka grup të vështirë në Kampionatin Evropian dhe nuk pret shumë nga loja e kombëtares kuqezi në Gjermani.

Në ndeshjen e parë, Shqipëria humbi nga Italia me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

“Shqipëria ka grup tejet të vështirë, nuk pres shumë nga loja e Shqipërisë, pasi e humbën lojën e parë – tani takohemi me Kroacinë shumë të fortë. Është në ndërrimin e gjeneratës – Kroacia poashtu do ketë probleme të kualifikohet më tutje. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Kroacisë – teksa ndaj Spanjës do jetë vështirë”, tha fillimisht Albert Bunjaki në Euroshow.

Ai më pas i doli në mbrojtje Elseid Hysajt, mbrojtësit shqiptar që u kritikua shumë pas gabimeve ndaj Italisë.

“Hysaj ka dhënë kontribut të madh në futbollin shqiptar, nuk do ndikojnë kritikat dhe besoj se ka përkrahjen e plotë nga stafi teknik. Është lehtë ta gjykosh dikë nga jashtë – por mund të ndodhë një reagim i gabueshëm”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Shqipëria luan nesër ndaj Kroacisë me fillim nga ora 15:00.

Turqi – Gjeorgji: Publikohen formacionet startuese

Useini është zëvendësuesi i Bekteshit te Llapi