Albert Bunjaku me post të ri në FFK

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

Aty, FFK njoftoi se i ka caktuar post të ri ish-përzgjedhësit të Kosovës, Albert Bunjakit.

KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi.

KE mori vendim që t’i ndërpresë kontratën përzgjedhësit Michael Ness dhe shtabit teknik të Kombëtares U21.

Duhet theksuar se Ness edhe kontrata si drejtor teknik i ka skaduar afati.

“KE caktoi si Koordinator Albert Bunjaku të këtyre Kombëtareve, derisa të bëhet zgjedhja e përzgjedhësve të këtyre Kombëtareve”, thuhej në njoftim.

Albert Bunjaki ishte përzgjedhës i Kosovës prej vitit 2009 e deri në vitin 2017, duke punuar edhe në kohën e para anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA

FFK vjen me njoftim rreth trajnerit të ri të Kosovës

Fitore shumë e rëndësishme për Tiranën në Ligën Unike