Albert Bunjaku ka pak fjalë për golin

Albert Bunjaku gjeti rrugën e golit pas më shumë se pesë muajsh. Ai shënoi në fitoren 2:1 të St. Gallenit ndaj Aaraut. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës nuk shënonte që nga tetori i vitit të kaluar.

“E dija se do të shënoja sërish, dhe kjo ndodhi sot ndaj Aaraut”, tha Bunjaku për tagblatt.ch.

Albert realizoi golin e pestë këtë edicion. (Gazeta Olle)