Albert Bunjaku e ka një ftesë speciale për këtë futbollist

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, shpreson se mbrojtësi i ri kosovar, Florent Hadërgjonaj do ti bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen, përcjellë Gazetaolle.com.

albert bunjaku

Hadërgjonaj i cili luan për Inglostadtin në Gjermani javë më parë ka debutuar për Përfaqësuesen e Zvicrës në një ndeshje miqësore, mirëpo shpresat se do të luajë për Kosovën në ndeshje zyrtare, nuk janë shuar. “Unë besoj se Florenti do t’i bashkohet Kosovës. Shpresat nuk janë shuar. E ftoj që ti bashkohet Kosovës pasi që është atmosferë shumë e mirë në ekip dhe është ndjejë e papërshkrueshme”, ka thënë Albert Bunjaku për emisionin 2 me 1 në RTV 21. /Gazetaolle.com

florent hadergjonaj kosovaturqi