Kosova U21 këtë muaj rikthehet në skenë, ku do të luajë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023.
Në të dyja ndeshjet, “Dardanët” e rinj, ballafaqohen me Slloveninë.
Në listën prej 24 futbollistëve të ftuar, gjashtë nga ta janë nga klubet e Superligës së Kosovës në futboll.
Nga gjashtë futbollistë të elitës së futbollit kosovar, dy janë nga skuadra e Llapit. Valmir Veliu dhe Ilir Krasniqi janë të ftuar nga kjo skuadër.
Ardit Tahiri është i ftuar nga Drita e Gjilanit, Qendrim Zyba nga Prishtina, Baton Zabërgja nga Drenica dhe Drilon Ajeti nga ekipi i Ulpianës.
Përgatitjet e Kombëtares U21 fillojnë më 21 mars në orën 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Aktualisht Kosova pas 5 ndeshjeve të zhvilluara zë pozitën e pestë në Grupin G, me 6 pikë, derisa Sllovenia ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara.