Alban Veseli transferohet tek Peja

Alban Veseli është përforcimi i Pejës për edicionin e ri të basketbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës.

FBK ka njoftuar po ashtu, se Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi do të vazhdojnë bashkëpunimin me skuadrën pejane, shkruan Gazeta Olle.

Pejanët pritet në ditët në vijim të transferojnë edhe lojtarë të huaj.