Alban Shillova provohet në Adanaspor

Sulmuesi i talentuar kosovar, Alban Shillova, ka siguruar prova te skuadra e Ligës së  dytë turke, Adanaspor.

Shillova javë më parë nënshkroi me Hajvalinë, por ky fakt nuk e pengon atë që të provohet ose të nënshkruajë me ndonjë skuadër të huaj, pasi që është i lirë për skuadrat e huaja.

Është trajneri dhe ish-futbollisti kosovar, Arsim Plepolli, ai i cili ia ka mundësuar Albanit provat në këtë skuadër.

Vet Plepolli e konfirmon lajmin për Gazetaolle.com. “Në bazë të lidhjeve që kam me disa menaxherë shumë të njohur, i’a kam mundësuar provat Albanit te Adanaspor. Javën tjetër, ai do të udhëtojë në Turqi. Albani mund të shkojë edhe Nova Gorica në Slloveni dhe Velezhi në Bonje Hercegovinë mirëpo, Turqia është opsioni më i mirë për të. Mendoj se ai mund të ambientohet shpejtë atje pasi që stili i tij, përshtatet në futbollin turk”, ka thënë Arsim Plepolli.

Shtatëlarti Shillova në Kosovë është aktivizuar për disa skuadra, ndërkohë që para se t’i bashkohej Hajvalisë, ka luajtur për Dritën e Gjilanit.