Alban Hyseni për herë të dytë trajner i SC Gjilanit në derbi

Alban Hyseni i cili vitet e fundit ka qenë pjesë e stafit të Gjilanit, vetëm një herë ka drejtuar derbin nga pozita e trajnerit.

Hyseni derbin e parë e kishte udhëhequr me 2 maj 2018, vit ku bardhekaltërit ishin shpallur kampion i Kosovës pas 15-të viteve.

Ergon Hyseni në minutën e 34-të kishte elektrizuar Skifterat, ndërsa për rezultatin përfundimtar Gjilani 1-1 Drita, u përkujdes Kastriot Rexha pak para përfundimit të pjesës së parë.

Alban Hyseni pas përfundimit të ndeshje deklaronte.

“Me rezultat nuk jam i kënaqur, derbi luhet për të fituar, në pjesën e parë zhvilluam një lojë mirë ndaj kundërshtarit më të fort në ligë, ka pasur zëra se ndeshja është me marrëveshje por u dëshmua e kundërta, neve nuk na intereson kush bëhet kampion e kush bie nga liga neve na intereson klubi jonë dhe këtë derbi duhet ruajtur edhe në të ardhmen”. 

Sot me fillim nga ora 15:00, Alban Hyseni do të jetë i pari i stolit të Gjilanit, duke udhëhequr derbin më të madh në BKT Superligën e Kosovës për herë të dytë në karrierë.

 

 

Gazetari spanjoll e pyet Guardiolën nëse Man City do t’i bëjë Real Madridit një korridor nderi, trajneri hutohet pas pyetjes

Nuk ka fitues në derbin gjilanas, Prishtina merr tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë