Alban Dragusha merr drejtimin e skuadrës së njohur kosovare

Ish-ndihmësi trajneri i Ardian Nuhiut te Drita, Alban Dragusha në stinorin e ardhshëm do të jetë trajner i Vushtrrisë.

Kanal10 mëson se marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi mund të ndodh qysh sot.

Vushtrria bën pjesë në Ligën e Parë. Skuadra e cila udhëhiqej nga Samuel Nikaj nuk arriti të ngjitej në Superligë pasi u mposht nga Malisheva në ndeshjen e Play Out..

Dragusha rikthehet aty ku si futbollist kishte fituar titullin kampion, por që tani do të ketë një mision krejt të ndryshëm se herën e fundit kur ishte pjesë e bardhekaltërve.

 

Feronikeli bën transferimin e parë në merkaton verore

Basketball Champions League fton skuadrën kampione të Kosovës për të aplikuar për pjesëmarrje në raundin kualifikues