Alban Ajdini prezantohet te skuadra e re

Alban Ajdini është bërë me skuadër të re, por nuk e ka ndryshuar qytetin.

Sulmuesi kosovar i është bashkuar FC Lausanne-Sport nga rivali lokal Stade Lausanne-Ouchy.

Ajdini ka pasur një sezon mjaftë të mirë në Superligën e Zvicrës duke shënuar 9 gola e duke asistuar në dy të tjerë.

24-vjeçari është prezantuar te skuadra e re dhe ka marrë fanellën me numrin 7. /Gazeta Olle/

Janë 82 lojtarë që do të jenë në Euro 2024, por nuk kanë lindur në vendin ku luajnë – kuqezinjtë në vendin e parë

Zyrtare: Qëndrim Ismajli nënshkruan me Tiranën