Alarm tek Arbëria, tre futbollistët kryesor nuk mund të luajnë kundër Llapit

Kreshnik Bahtiri, Labinot Ibrahimi dhe Agron Bruqi nuk do të mund të ndihmojnë “Stuhinë e Kuqe” për takimin e sotëm ndaj Llapit, raporton Gazeta Olle.

Bahtiri është lënduar në takimin e fundit kundër Drenicës dhe me gjasë do të humbas edhe ndeshjen kundër Dritës, ndërsa Bruqi dhe Ibrahimi do të mungojnë për arsye të kartonëve.

Tahir Batatina dhe skuadra e tij Llapi sot e kanë mundësinë e artë për të arritur fitoren e parë, ndaj një Arbërie të përgjysmuar do jetë shumë më e lehtë se sa kur ata janë komplet.

Me gjasë sot do jetë dita për debutimin në Superligë të talentit lipjanas, Rilind Gërbeshit i cili shkëlqeu sezonin e kaluar mirëpo me ardhjen e Arbnor Morinës humbi pozitën e startuesit.

Për mesfushën ka shumë pikëpyetje, por shancat janë reale që Korab Hasani të startoj nga minuta e parë.

Takimi, Llapi – Arbëria luhet sot me fillim nga ora 14:00./GazetaOlle/