Alaj jep lajmin e madh për stadiumet

Ibër Alaj, drejtor i Departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport në MKRS ka shpalosur planet për investimet e mëdha që priten të ndodhin në futbollin kosovar.

I ftuar në emisionin ‘Arena Sportive’, në RTK, Alaj shpreson që të rritet buxheti për sportin, dhe të vazhdojnë investimet në përmirësimin e infrastrukturës të klubeve kosovare.

Në mes të tjerash, ai ka treguar për investimet që janë duke ndodhur dhe për ato që do të ndodhin më tej në stadiumin e futbollit në Kosovë.

Shpresojmë që të rritet buxheti në mënyrë që të investohet më shumë në infrastrukturën sportive, si në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ si dhe në stadiumin në Gjilan që është kategoria e katërt”, ka thënë fillimisht Alaj, përcjell Zëri.info.

“Synim e kemi ndërtimin e stadiumit në Pejë i cili ka mbetur që dhjetë vite si stadium që nuk po arrihet qëllimi i paraparë”, vlerësoi Alaj.

Po vazhdon të investohet edhe në Prizren dhe Lipjan, kurse në Ferizaj kemi problem me aspektin e detajeve që duhet të pranohet projekti. Ndërsa, në Gjakovë nuk është lejuar projekti të lihet si kategori e katërt pasi nuk përputhen kushtet, pra duhet në kategorinë e tretë”, shtoi ai.