Alacantara i emocionuar

Java e 27-të më 4 prill 2015 me siguri do shënohet në kalendar për mesfushorin spanjoll, Thiago Alcantara.

23-vjeçari kishte 13 muaj që qëndronte larg fushave të blerta, që nga 29 marsi 2014 në barazimin 3-3 me Hofenhaimin.

Në ndeshjen ndaj Dortmundit, ai festoi rikthimin duke zëvendësuar Lahmin në minutën e 69-të. Teknika dhe rëndësia e tij u vu re direkt. Emri i tij thirrej në kor nga tifozët. Kjo bëri që ai të shpërthente edhe në lot pas ndeshjes. “Tifozët ishin fantastikë. Më kanë mbështetur shumë të gjithë dhe i falënderoj nga zemra. Ishte një moment mjaft emocional për mua. Futbolli nuk është një ndeshje, por një jetë. Kam numëruar një nga një muajt. Çdo ditë gjatë rikuperimit ishte si një finale për mua. Në 10 minutat e para u ndjeva i lodhur. Do vij shumë shpejt në formë, me qëllim që të bëjmë të mundur tripletën”, nënvizoi Tiago.