Real Madrid po tenton të marrë një tjetër lojtar nga Bayern Munchen. Pasi siguroi verën e kaluar shërbimet e David Alaba si lojtar i lirë, klubi spanjoll po tenton të afrojë në La Liga edhe Serge Gnabryn.
26-vjeçari ofensivë ka kontratë deri në 2023 me kampionët e Gjermanisë. Rinovimi po vonon, pasi drejtuesit bavarezë nuk janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat financiare të lojtarit të kombëtares gjermane.
Gnabry kërkon një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, aq sa përfitojnë edhe lojtarë si Kingsley Coman apo Leroy Sane, ndërsa Bayerni ofron më pak miliona për kontratën e re.
Carlo Ancelotti e pëlqen shumë lojtarin gjerman dhe te Reali po kërkojnë ndihmën e Alaba. Sport Bild thekson se mbrojtësi austriak ka nisur nga puna për të bindur ish-shokun e ekipit që të transferohet në kryeqytetin spanjoll në fund të sezonit.