Al-Sadd konfirmon Xavin (Foto)

Trajneri i Al-Sadd, Abdullah Al-Berik ka konfirmuar se klubi nga Katari do ta transferojë mesfushorin e Barcelonës, Xavi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Legjenda e Barcelonës, Xavi do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni duke iu bashkuar klubit nga Katari, Al-Sadd.

35-vjeçari tashmë ka takuar zyrtarë të lartë të Al-Sadd dhe marrëveshja është konfirmuar edhe nga trajneri i ekipit, Abdullah Al-Berik.

“Al-Sadd ka arritur të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Xavi, dhe kjo është një fotografi e tij me drejtorin sportiv Muhammed Ghoulam”, shkroi Al-Berik në ‘Instagram’.

x