Al Jazeera shkruan për sportin e Kosovës

Agjensia e lajmeve Al Jazeera shkruan për sportin e Kosovës, në veçanti për garuesit që do të marrin pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Ali Pllana, presidenti i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, edhe pse ka qenë katër herë kampion në Jugosllavi, kurrë nuk ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

“Të prezantojë Kosovën në Lojërat Olimpike ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Fatkeqësisht kjo nuk mu bë realitet për shkak të arsyeve politike”, thotë Pllana.

Ndërkohë, Driton Kuka po ashtu pati një ëndërr të tillë. Tani ai është trajner i Majlinda Kelmendit. “Karriera ime u mbyll, kur u mendua se unë fillova, atëhëerë isha 20-vjeçar”, deklaroi Kuka, transmeton Gazetaolle.com

Për 24 vjet, Kosova ka pasur breza të talentëve, por Kuka tani ndihet i lumtur, që të gjithë tani mund ta shohin Kosovën nga qielli, se si lind talent të rrallë, shkroi Al Jazeera. (Gazeta Olle)