Akuzojnë Munishi e Guraziu

Drenica e nisi mirë stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar, duke e mundur në fushën e saj Hajvalinë me shifrat 1:0. Hajvalia e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, në këtë edicion e synon titullin e kampionit.

I kontaktuar nga Gazeta ‘Olle’ të hënën, Munishi ka thënë se drenicasit pas golit të shënuar në minutën e tretë e kanë zhagitur teje mase lojën. “Nëse do te ishte ndeshje basketbolli, sigurisht se loja do të përfundonte pas 24-orëve”, deklaroi trajneri më i mirë në futbollin e Kosovës për vitin 2014.

I këtij mendimi është edhe sulmuesi Fillim Guraziu. “Pas golit të Drenicës nuk pati më lojë për shkak të zhagitjeve. As ne nuk kemi luajtur mirë dhe mund të them se kjo ishte ndeshja jonë më e dobët prej se jam pjesë e Hajvalisë. Dua që t’i kërkojë falje publike trajnerit Ismet Munishi, dhe dua t’i premtoj se do të përmirësohemi”, potencoi ‘Filla’. Hajvalia ndodhet e treta pas javës së 17-të me 26 pikë, katër më pak se lideri Feronikeli.