Aktori i madh i ‘Hollywoodit’ pritet të luaj një film për Leicester Cityn (FOTO)

Padyshim se Leicester City ka mahnitur të gjithë planetin me formën dhe ecurinë sezonale.

Pak kohë më parë, titullin kampion në Premierligë cilësohej një ëndërr, por duket se shumë shpejt do të kthehet në realitet, raporton ‘sovrani.info’. Madje, përralla e Leicester do të kthehet edhe në film. Regjisori i tre filmave “Goal”, Adrian Bucard, po mendon të mbledhë një grup aktorësh të famshëm për t’i kushtuar një film ekipit anglez që po fiton zemrat e shumë ndjekësve të futbollit në të gjithë planetin. “Kam dëshirë t’ia besoj Roberto De Niros, por nuk jam i sigurt nëse do ta pranojë apo do të nevrikoset”, deklaroi Adrian Bucard.