Aksidentohet rëndë Alonso (FOTO)

Fernando Alonso pësoi një aksident të rëndë në ditën e fundit të testimeve të Formulës 1 në Montmelo, në Circuit de Catalunya. Piloti spanjoll i McLaren-it u përplas fort me murin në kthesën 4 të pistës dhe u dërgua në spital.

Skuderia McLaren dhe zëdhënësi i pilotit, Luis Garcia Abad, kanë bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it se Fernando Alonso është “mirë dhe i vetëdijshëm”.

Pasi u përplas me murin, kaluan 10 minuta para se ish-piloti i Ferrarit të dilte nga njëvendëshja. Mendohet se Alonso është trullosur nga përplasja e fortë dhe ka preferuar të presë derisa ta nxjerrin nga McLaren-i i tij.

alonso 2