Aksident i tmerrshëm në F1, përplasen Alonso dhe Raikkonen (VIDEO)

Ngasësi spanjoll, Fernando Alonso, ka shkaktuar një aksident të frikshëm sot në garën që po mbahet në Austri në kuadër të Formula 1.

Alonso dhe ngasësi finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen, u përplasen mes vete duke e ndalur për pak momente garën në Austri.

Për fat, të dy ngasësit shpëtuan pa lëndime.