Aksident i rëndë në F1: Përplasja e frikshme e Russell, përmbyset makina e Zhou

Çmimi i Madh i Britanisë është ndërprerë që në nisjen e saj pas një aksidenti të rëndë ku u përfshinë disa pilotë, plot 5, me pilotin e Alfa Romeo, Zhou makina e të cilit u rrokullis dhe përfundoi me kokë poshtë. Makina e Zhou Guanyu u kthye përmbys dhe ka përfunduar nga pista jashtë mureve mbrojtës e përmbysur pas një incidenti me George Russell.

Rusell u pa të dilte nga makina dhe që ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa sa i përket Zhou, për pilotin e Alfa Romeo nuk u dhanë pamje për të kuptuar gjendjen e tij, megjithatë nga organizatorët e garës u theksua se ai është në gjendje të mirë, por duhet të marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Në këtë aksident u përfshinë shumë makina dhe si rrjedhojë gara u ndalua pa u komunikuar ende se kur do të rifillojë. Theksojmë se kjo në pistën e Silvestone, është gara e 10-të e Formula 1 2022.

https://twitter.com/maxhenzell/status/1543598346320973826?s=20&t=UbfoPYfnW_Jz9nCn5cFCbg

Xhevdet Shabani dhe Labinot Ibrahimi sërish shok skuadre, por kësaj radhe në Ligën e Parë

Katar 2022: Çmime të “frikshme”, një natë në tendë kushton qindra paund (FOTO)