Aksident i frikshëm, Rossi: Në pistë ka pilot të çmendur, disa po sillen si kamikazë

Piloti veteran italian Valentino Rossi, që në fund të këtij sezoni do të largohet nga garat e MotoGP, ka folur për aksidentin e rëndë të ndodhur fundjavën e kaluar në Austin, në kategorinë Moto3.

“Manovra që bëri Oncu ishte e frikshme. 2 gara pezullim është shumë pak. Të tillë pilotë kamikazë, që në pistë janë të çmendur, duhet të përjashtohen. Asnjë pilot nuk mund të spostohet ashtu, krejt papritur në pistë, me 300km/orë”, tha Rossi.

“Nuk mund të bësh shaka me jetën e pilotëve të tjerë, garat e motoçiklizmit nuk janë si ruleta ruse. Jam dakord që një pilot të jetë agresiv, por jo në këtë mënyrë. Manovra të tilla në pistë janë vetëvrasje”, u shpreh Valentino Rossi.

Lista e 10-të golashënuesve më të mirë të kombëtares së Kosovës, ja kush kryeson

Etrit Berisha flet para dy ndeshjeve vendimtare ndaj Hungarisë e Polonisë