Akil Gjakova nuk arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të “Tokio 2020”, synon medaljen e bronztë

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka treguar paraqitje të mira në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë 73 kilogramë.

Akil Gjakova triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale, por pastaj u mposht nga mongolezi, Tsogtbaatar Tsend-Ochir, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Akili vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit, ku e pret Rustam Orujov i Azerbajxhanit. /Gazeta Olle/

Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Lojërave Oplimike ‘Tokio 2020’

FANTASTIKE: Nora Gjakova i siguron medalje Kosovës, shkon në finale