Ajzeraj: Periudhën e rezultateve të këqija tashmë e kemi kalu dhe nga nesër besoj që do të rikthehemi të fitorja

Drita ka mbajtur konferencën e radhës për media, para ndeshjes kampionale ndaj Feronikelit.

Në konferencë u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Almir Ajzeraj, shkruan Gazeta Olle.

Ajzeraj potencoi se tashmë janë rikthyer futbollistët e lënduar dhe është koha të rikthehen te fitorja.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe mendoj që periudhën e rezultateve të këqija tashmë e kemi kalu dhe nga nesër shpresoj dhe besoj që do të rikthehemi të fitorja. Ekipi është i përgatitur, stërvitjen kanë shkuar mirë dhe besoj nga nesër do të rikthehemi”.

Ajzeraj foli edhe për rezultatet e deritanishme të skuadrës.

“Sa i përket rezultateve të deritanishme ka qenë një ngërrq psikologjik, kemi stërvitur shumë dhe tashmë janë rikthyer edhe futbollistët e lënduar, dhe tashmë jemi më të kompletuar. Prandaj nga nesër besoj që do të krijojmë, rrezikojmë e shënojmë më shumë, sepse loja e mirë nuk na ka munguar dhe shpresoj që të rikthehemi aty ku e kemi vendin tek rezultatet e mira dhe fitoret”, deklaroi Ajzeraj.

Ndeshja e xhiros së dhjetë, në mes të Feronikelit dhe Dritës zhvillohet nesër, me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Vëllaznimi emëron trajnerin e përkohshëm

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 10-të të Superligës, ja kush i drejton ndeshjet kryesore