Ajeti merr pasportën, ka mesazh për talentët shqiptar

Arlind Ajeti tashmë mund ta veshë fanellën fanellën kuqezi edhe në ndeshjet zyrtare. 21-vjeçari, i cili është aktivizuar në dy miqësoret e luksit me Francën dhe Italinë, është pajisur me pasaportë shqiptare, duke bërë realitet një ëndërr të fëmijërisë.

“Kam qenë në këtë stadium (Qemal Stafa) bashkë me babain tim duke ndjekur kombëtaren. Që në fëmijëri e ka patur ëndërr të vesh fanellën kuqezi dhe tani këtë ëndërr e kam bërë realitet”.

Mbrojtësi i Baselit e ka të qartë se duhet të punojë shumë për të zënë një vend në formacionin e De Biasit, pasi konkurrenca te kuqezinjtë është shumë e fortë.

“Unë do të jap 100% në stërvitje në ndeshje nëse do të më jepet mundësia. Sigurisht që do të jetë trajneri ai që do të vendose nëse do të luaj. Unë do të jem i gatshëm në cdo moment për të dhënë maksimumin për skuadrën”.

Ajeti ka një mesazh për të gjitha talentet shqiptare që janë në mëdyshje për të përfaqësuar Shqipërinë.

“Talentet shqiptare që kanë mundësi të luajnë për Zvicrën apo për përfaqësuese të tjera evropiane duhet ta kuptojnë se askund nuk do t’i përjetojnë emocionet që të jep fanella kuqezi, prandaj u them që nuk duhet të hezitojnë për të pranuar ftesën për të luajtur me Shqipërinë”.

Arlind Ajeti është grumbulluar rregullisht në përfaqësueset e moshave të Zvicrës nga U-17 deri U-21, ndërsa nga 2011 është pjesë e ekipit të barë të Bazelit, ku është aktivizuar në 44 takime dhe ka shënuar 1 gol.