Ajeti i Aliji në dyshim ndaj Armenisë

Arlind Ajeti dhe Naser Alji nuk kanë marrë ende lejen nga FIFA për t’u aktivizuar me Kombëtaren shqiptare, pasi më parë kanë luajtur me Zvicrën.

Arlind Ajeti dhe Naser Aliji nuk do të jenë të gatshëm për Shqipërinë në ndeshjen e së dielës me Armeninë., raporton Super Sport.

Dy mbrojtësit e grumbulluar nga Gianni De Biasi nuk kanë marrë ende lejen nga FIFA për t’u aktivizuar me kuqezinjtë, pasi më parë kanë mbajtur veshur fanellën e Zvicrës në ekipet e moshave.

Një problem jo i vogël ky i De Biasit në prag të ndeshjes së 29 marsit, mbi të gjitha pas dëmtimit të Mërgim Mavrajt, që lë që boshllëk jo të vogël në mbrojtje, i cili mund të mbulohej nga një prej dy lojtarëve që luajnë në kampionatin zviceran.

Por, mungesa për momentin e lejes së FIFA-s bën që dy lojtarët që mos jenë në dispozicion të trajnerit tonë për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Mungesa e Mavarajt, por dhe ajo e Ajetit dhe Alijit tashmë shtyn De Biasin drejt vendosjes së Debatik Currit përkrah Lorik Canës në mbrojtje.