Ajet Shosholli emërohet Drejtor i Përgjithshëm te Trepça

Klubi nga Mitrovica, KF Trepça nuk e ka ndërmend të ndalet, duke përmirësuar jashtëzakonisht shumë bordin e skuadrës.

Pas Rafet Prekazit i cili është emëruar Drejtor Sportiv, mitrovicasit kanë zyrtarizuar Ajet Shoshollin në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, shkruan Gazeta OLLE.

“Në këtë pozitë të re, Ajet Shosholli do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të klubit, duke u siguruar që të gjitha aspektet e operacioneve tona të jenë në përputhje me standardet më të larta të profesionalizmit dhe ekselencës.Ai do të punojë ngushtë me stafin dhe lojtarët për të zhvilluar dhe zbatuar strategji që do të rikthejnë klubin në majat e futbollit kosovar dhe do të sjellin fitore të mëdha për tifozët tanë besnikë.” thuhet në njoftimin e Trepçës.

 

Një tjetër lojtar nga Premier League, i cili po kërkohet nga Bayern Munich

Zbulohen fanellat e Manchester United, ndryshon sponsori