Ajaxi nuk ka mëshirë për kundërshtarët në Holandë, ia shënon nëntë gola Camburit

Ajaxi ka shënuar fitore ndaj Cambuurit me rezultat 9-0, në ndeshjen e javës së pestë të Eredivisie.

Katërmbëdhjetë gola në pesë ditë: “Makina e golave” Ajaxit, nuk ndalet.

Kundër Cambuur, ekipi nga Amsterdami shënoi nëntë herë. 10-0 mund të bëhej nëse Ryan Gravenberch të mos e godite shtyllën.

Pas fitores 1-5 të Ajax kundër Sporting në Ligën e Kampionëve, ishte një mbrëmje tjetër e çmendur në Amsterdam.

Kundër Cambuur, çdo lojtari të Ajaxit dukej të shënonte gol. Tetë lojtarë gjetën rrjetën në këtë ndeshje që është një rekord për Eredivisie.

David Neres ishte i vetmi që e vendosi emrin e tij në tabelën e rezultateve dy herë.

Presidenti i Llapit vjen me një reagim pas formës së dobët të skuadrës së tij: Rrini të qetë, edhe vitin e kaluar na kritikuan, por i fituam dy trofe

Përballje të zjarrta në Superligë, vëmendja në Skenderaj e Klinë