Ajax me fanellë speciale kundër urrejtjes në rrjetet sociale

Mesazhet e urrejtjes në rrjetet sociale janë shndërruar në një problem të jashtëzakonshëm për futbollistë të ndryshëm në mbarë botën.

Një gabim në fushë dhe mesazhet ofenduese, raciste dhe kërcënuese shndërrohen në një fushatë virale kundër futbollistëve të caktuar.

Në lidhje me këtë, te Ajax kanë menduar për një nismë duke dizanjuar një fanellë të veçantë, e cila kërkon të përçojë një mesazh sensibiluez për t’i dhënë fund urrejtjes në rrjetet sociale.

Këtë fundjavë, skuadra e meshkujve dhe ajo e femrave të Ajax do të zbresë në fushë me një fanellë e cila nuk do të ketë nga pas emrat e lojtarëve, por vetëm tre pika.

Tre pikat që simbolizojnë heshtjen… Tre pikat që gjithashtu janë edhe ikona për të raportuar gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.

Statistikat tregojnë se 82% e holandezëve janë të prekur nga gjuha e urrejtjes në platformat online duke përfshirë këtu, diskriminimin, kërcënimet, ngacmimet apo çdo formë agresioni që i bëhet një individi në rrjetet sociale nga mesazhet private apo komentet në profil.

Sa i takon futbollistëve të Ajax, nëpërmjet një studimi të nisur nga klubi i “Harkëtarëve”, rezulton se çdo muaj lojtarët e skuadrës holandeze marrin deri në 1500 mesazhe me natyrë të gjuhës së urrejtjes në platformat online.

Ndaj, këtë fundjavë, klubi nëpërmjet fanellave do të kërkojë të përçojë një mesazh shumë të rëndësishëm, që prek jo vetëm Ajax apo futbollistët, por shumë persona të famshëm dhe jo në rrjetet e ndryshme sociale.

Taulant Xhaka ndëshkohet me të kuq pas 18 minuta lojë ndaj Grasshopers

Salah shkruan emrin në historinë e klubit, shënon 200 gola me Liverpoolin