Ishte kampion me Prishtinën, Beqiri zbulon arsyen pse u largua nga Dukagjini

Ishte bërë kampion me Prishtinën në vitin 2013, kur kryeqytetasit kishin fituar këtë trofe për herë të fundit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin, Leotrim Beqiri, i cili dje konfirmojë largimin nga KF Dukagjini.

Beqiri në një prononcim për Gazeta Olle, zbuloi arsyet e kësaj ndarje me skuadrën nga Klina.

“Jam takuar me kryesinë e klubit dhe kemi rënë dakord për mos vazhdim tutje. Ky edicion nuk shkoi ashtu siç dëshiruam”, tha Beqiri.

Qendërmbrojtësi, tutje tha se Dukagjini ishte mjaft korrektë me të në aspektin financiar, kurse pas lajmit se tashmë është futbollist i lirë, ofertat tha se nuk kanë munguar si nga skuadrat e Superligës ashtu edhe nga ato të Ligës së Parë./Gazeta Olle

Fotografia e Idriz Beqiri