‘Air Force 1’ fiton në Gjilan dhe siguron biletën për Superfinale

“Air Force 1” është ekipi i 4-të që siguron plasmanin për në Superfinalen e 18 korrikut në kategorinë e Profesionistëve.

Kjo skuadër , në përbërje të Albatrit Berishes , Altin Sahitit e Andi Shehut doli fitues në turneut e Gjilanit, pasi në finale mposhti skuadrën“Knock Out” me rezultat 19:17.

Biletën për në super finale , “Air Force 1” e kërkoi edhe ditë më parë edhe nëpërmjet turneut të Prishtinës , por aty u mposht në finale nga ekipi Nato.

air 1

Ndërkohë në kategorinë e Amatorëve , triumfoi skuadra “Thug Life” që mposhti në finale ekipin “Hej Gjilani” me rezultat 20:18.

Edhe në turneun e Gjilanit ishin më shumë se 10 ekipe pjesëmarrëse. Të ndara në dy kategori gjithsej ishin 11-të skuadra.

8 apo maksimumi i mundshëm i skuadrave ishte në kategorinë e Amatorëve , kurse 3 skuadra të tjera garauan në kategorinë e Profesionistëve.

Anmaterat2