Air Albania në heshtje, ‘Tirona Fanatics’ bojkot edhe sfidës me Kukësin

Ashtu si në sfidën e fundit, në derbin kundër Dinamos, grupimi më i rëndësishëm i tifozëve bardheblu, ‘Tirona Fanatics’ ka lajmëruar se nuk do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Air Albania” për super sfidën, Tirana-Kukësi.

Shkaku i këtij bojkoti është i njëjtë edhe këtë herë, tifozët nuk pranojë të futen në stadium duke paraqitur kartën e identitetit, një kush ky i cili nuk pritet të ndryshojë, por në të njëjtën kohë as vendimi i tifozëve ultras.

Për Tiranës kjo është një humbje e madhe, jo vetëm në aspektin financiar, por mbi të gjitha për mbështetjen e madhe që ky grupin i jep ekipit.

Ferizaj mposhtet në miqësore nga skuadra bullgare

Zyrtare: Adama Traore, lojtar i Barcelonës